Kroos tregon situatën në familje pas rinovimit me Realin: Gjyshi më dërgoi mesazh

Toni Kroos do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit duke e mbajtur veshur fanellën e tyre edhe për një sezon. Mesfushori gjerman rinovoi pak ditë më parë kontratën me madrilenët deri në vitin 2024.

Duke folur në një intervistë për “RTL”, Kroos tregoi dhe një situatë në familje pas rinovimit të tij. “Pas nënshkrimit të kontratës me Real Madridin, gjyshi im më shkroi menjëherë një mesazh.

Faleminderit që do vazhdosh të luash”, u shpreh 33-vjeçari. Toni Kroos u bë pjesë e Real Madridit 9 vite më parë duke u transferuar nga Bayern Munchen për shifrën e 25 milionë euro. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F., Facebook