Kryebashkiaku kërkon falje: Ata që ofenduan, nuk përfaqësojnë qytetin

“Victor, André-Frank, Kalidou: në emër të qytetit të Firenzes iu kërkoj falje.

Ai që dje ofendoi futbollistët e Napolit në stadium nuk përfaqëson qytetin dhe nuk përfaqëson Fiorentinën, që menjëherë u distancua nga këto akte. Në stadiume nuk ka vend për injorancë dhe budallallëk”.

Me këto fjalë në profilin e tij në Twitter, kryebashkiaku i Firenzes, Dario Nardella kërkon falje publike për episodet e racizmit në dëm të Koulibaly, Osimhen e Anguissa, pas ndeshjes mes Fiorentinës dhe Napolit.

Edhe vetë klubi i Fiorentinës ka mbajtur një qëndrim zyrtar, duke dënuar gjestet raciste dhe duke iu kërkuar falje lojtarëve të Napolit që ranë pre e këtyre sulmeve. / Oversport.tv