Kryen edhe vizitat mjekësore, Mazraoui do të jetë i Bayern Munich

Noussair Mazraoui do të jetë pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Anësori i krahut të djathtë kalon te bavarezët me parametra zero, pasi i ka përfunduar kontrata me Ajax.

Në muajin mars ai kishte folur me drejtorin e bordit, Oliver Kahn, si dhe me trajnerin Julian Nagelsmann. Bisedat me ta e bindën të zgjidhte kampionët e Gjermanisë.

Gazetari i Bild, Christian Falk, raporton se Mazraoui ka kaluar një pjesë të vizitave mjekësore dhe ka mbetur vetëm firma. Palët kanë rënë dakord për gjithçka në lidhje me kontratën. / oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook