Kryeredaktori i France Football: Rivaliteti CR7-Messi? Ronaldo ka një fiksim

Ronaldo e ka një fiksim, ta mbyllë me futbollin e luajtur me më shumë “Topa të Artë” se Leo Messi. Nëse argjentinasi triumfon këtë sezon, atëherë mund të mbetet një ëndërr ajo e portugezit.

Pascal Ferre, kryeredaktori i “France Football”, e ka treguar këtë dëshirë të CR7 në një intervistë të dhënë për “The New York Times”.

“Ronaldo ka vetëm një ambicie, të tërhiqet nga futbolli me më shumë Topa të Artë se Leo Messi. Unë e di këtë sepse ai vetë ma ka thënë. Nuk ka të bëjë me paratë. Është vetëm çështje trofeu”, thotë mes të tjerash Ferre.

Gazetari i njohur vë në dukje edhe një detaj shumë interesant: “Të kesh një të tillë do të thotë të kesh një vend në histori. Po të shikosh statistikat e Messsi dhe Ronaldo, do vësh re që ata shënojnë gjithmonë shumë gola në shtator dhe tetor, kur bëhet votimi. Kjo nuk është rastësi”. / oversport.tv