Kthehet Lukaku, Inzaghi ka një “armë” më shumë në sulm për sfidën ndaj Plzen

Merr fund pritja: Romelu Lukaku do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi, për ndeshjen e të mërkurës në Champions përballë Viktoria Plzen.

Sipas “Sportmediaset”, sulmuesi belg dhe Roberto Gagliardini janë stërvitur me intensitet të plotë me grupin e lojtarëve që nuk e nisën si titullarë kundër Fiorentinës.

Duket e vështirë që Lukaku të nisë që nga minuta e parë ndeshjen kundër çekëve, pasi Inzaghi mendon që ti besojë sulmin dyshes Lautaro-Dzeko në këtë takim. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter