Sot zbresin në fushë kombëtaret për ndeshjet kualifikuese të Botërorit Katar 2022. Në grupin G, sfidë direkte për vendin e parë është ajo mes Holandës dhe Turqisë.
Ekipi turk mban mban kreun me 11 pikë, ndërsa “Tulipanët” kanë një më pak dhe do kërkojnë që sot në orën 20:45 të marrin vendin e parë.
🚨 Tuesday's #WCQ fixtures 🚨
😎 Who's your nation? 👇#EQFixtures | @bookingcom
— European Qualifiers (@EURO2020) September 7, 2021
Në grupin D, Franca kërkon të bëjë kthesën pas dy barazimeve radhazi kundër Bosnjes dhe Ukrainës. ‘’Gjelat’’ kanë një ndeshje të lehtë në letër kundër Finlandës dhe tre pikët duken formalitet. Franca kryeson grupin me 9 pikë.
Danimarka dhe Izraeli kanë një sfidë interesante mes tyre. Danezët kryesojnë grupin F me 15 pikë, e ndjekur nga Izraeli me 10 pikë. Skocia dhe Austria do kërkojnë të përfitojnë nga ndeshja mes Danimarkës dhe Izraelit për të kapur vendin e dytë.
Kroacia dhe Sllovenia përballen direkt për vendin e dytë në grupin H, pasi ndahen me tre pikë nga njëra tjetra. Në po të njëjtin grup, Rusia kryesuese luan një ndeshje të lehtë në letër kundër Maltës.
E vetmja ndeshje që luhet në orën 18:00 është ajo mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit në grupin A. Portugezët kërkojnë vendin e parë në grup, pasi kanë pikë të njëjta me Serbinë. /oversport.tv