Do të luhet sot në orën 21.00 në “Corinthians Arena” klasikja e futbollit të Amerikës Latine, supersfida Brazil- Argjentinë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Një ripërsëritje e finales së fundit të Kupës së Amerikës, e cila u fitua nga Messi me shokë. Brazili ka bërë një start perfekt në këtë fushatë kualifikuese, duke arritur 7 fitore në po aq ndeshje të luajtura. Vendasit qëndrojnë në vendin e parë në grup, me pikë të plota.
Për shkak të rregullave anti-covid, lojtarët brazilian që luajnë në Angli nuk janë grumbulluar në ekipin kombëtar.
Thiago Silva, Fabinho, Gabriel Jesus dhe Richarlison do të mungojnë në këtë takim. Po ashtu edhe 2 portierët Ederson dhe Alisson.
Edhe Argjentina nuk e ka provuar shijen e humbjes në këto kualifikuese, duke koleksionuar 4 fitore dhe 3 barazime.
Të besuarit e Scalonit kërkojnë fitoren që t’i afrohen akoma më shumë kreut. Ndryshe nga brazilianët, miqtë nuk kanë probleme me mungesat për këte supersfidë. / oversport.tv