Kualifikueset e Katar 2022: Anglia “dajak” Andorrës, Gareth Bale nderon Uellsin

Anglia nuk fal dhe mposht Andorrën me rezultatin 4-0, ndërkohë që edhe britanikët e tjerë, Uellsi, ka triumfuar në Bjellorusi. Kombëtarja e “Tre Luanëve” kishte përballë një ekip të lehtë si Andorra dhe ishte Lingard ai që e zgjidhi ndeshjen, me dy prej golave të realizuar.

Nuk mund të mungonte edhe Harry Kane në listën e golashënuesve. Ylli i Tottenham realizoi me penallti golin e dytë të takimit, kurse të fundit e shënoi talent i Arsenalit, Bukayo Saka.

Uellsi luante në transfertë me Bjellorusinë dhe ia doli të fitonte 3-2. Heroi ishte Gareth Bale, i cili shënoi në minutat shtesë golin e tretë të takimit dhe të tretin personal, pas dy penalltive të ekzekutuara me sukses më parë.

Bullgaria gjithashtu zbriti në fushë, duke mposhtur në fushën e vet Lituaninë. Fqinjët e Maqedonisë së Veriut “flirtuan” me fitoren në Islandë, ku barazuan 2-2. Alioski shënoi golin që e çoi ndeshjen 2-2, por Islanda reagoi dhe barazoi me Bjarnason dhe Gudjohnsen. / oversport.tv