Janë zhvilluar ditën e djeshme ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022 në Amerikën Latine si në gjithë botën. Dy ekipet e mirënjohura si Argjentina dhe Brazili kanë fituar ndeshjet e tyre respektive ndaj Venezuelës dhe Kilit.
Argjentina fitoi në transfertën ndaj Venezuelës me rezultatin 3-1. Golat për ekipin argjentinas u shënuan nga Lautaro Martinez në minutën e 46-të, Joaquin Correa në minutën e 71-të dhe Angel Correa në minutën e 74-t. Ndërsa për ekipin e Venezuelës shënoi Soteldo me penallti në minutën e 90-të.
Protagonistë për skuadrën Albiceleste ka qënë sulmuesi i Interit Lautaro Martinez me 1 gol dhe 1 asist dhe sulmuesi tjetër i Interit Joaquin Correa me lojën e tij. Një moment i frikshëm në ndeshje ka qënë ndërhyrja ndaj Messit ku yllit argjentinas i rrezikohej karriera. Me këtë fitore skuadra e Messit tregon që është në një super formë edhe pas fitimit të titullit të Kupës së Amerikës.
Ndërsa Brazili fitoi ndeshjen në transfertë ndaj Kilit me rezultatin 1-0. Golin e fitores për Brazilin e shënoi Everton në minutën e 64-t. Me këtë fitore, Brazili ruan pathyeshmërinë në eleminatoret e Botërorit 2022.
5 herë kampionët e botës vazhdojnë të kryesojnë bindshëm klasifikimin e eliminatoreve dhe akoma nuk e kanë provuar ndjesinë e humbjes në këto eliminatore. Ky është një rekord i vendosur nga ekipi i Tites me 7 fitore në 7 ndeshje.
Me këto rezultate Brazili vazhdon të jetë në krye të klasifikimit me 21 pikë, ndërsa Argjentina e ndjek në vëndin e dytë me 15 pikë. Të dielën na pret një sfidë emocionuese dhe legjendare midis Brazilit dhe Argjentinës ku në varësi të rezultatit mund të vendosen shumë gjëra. / oversport.tv