Franca nuk ia ka dalë të fitojë në transfertë kundër Ukrainën, kurse Holanda ndaj Malit të Zi ka bërë detyrën dhe ka fituar me rezultatin 4-0. Kampionët e botës u befasuan nga një supergol i Shaparenko në fundin e pjesës së parë, kurse Martial me golin e tij shmangu humbjen.
Holanda nga ana tjetër u udhëhoq nga ylli i Barcelonës, Memphis Depay. Sulmuesi e zhbllokoi ndeshjen me penallti në fundin e pjesës së parë dhe më pas i dyfishoi shifrat. Ëijnaldum dhe Gakpo plotësuan “pokerin” ndaj Malit të Zi, që nuk mundi të rezistojë dot.
Kroacia mori tre pikë të arta kundër Sllovakisë, falë një goli të Marcelo Brozovic. Krotatët iu përgjigjën Rusisë, që kishte mundur Qipron 2-0 dhe tashmë të dyja ekipet ndajnë vendin e parë me nga 10 pikë.
Një nga rezultatet më surprizë u regjistrua në Izrael, ku vendasit mposhtën Austrinë me rezultatin 5-2. Dy prej golave i i shënoi sulmuesi Zahavi. Izraeli ngjitet në vendin e dytë, pas Danimarkës që mposhti Ishujt Faroe dhe kryeson me 5 pikë diference. / oversport.tv