Franca është rikthyer te fitorja, ndërkohë që Holanda ka ndarë shapin nga sheqeri në duelin me Turqinë. Kampionët e botës bënë detyrën ndaj Finlandës, duke fituar me një ndeshje të mirë me rezultatin e pastër 2-0.
Antoine Griezmann ishte ai që vendosi fatet e kësaj ndeshjeje, duke i shënuar të dy golat. Një fitore me vlera, që i afron edhe më shumë me kualifikimin në Botërorin e Katarit.
Holanda i ka treguar vendin Turqisë, duke e mundur me rezultatin 6-1. Klassen shënoi që në minutën e parë, ndërsa më pas skenën e mori Memphis Depay, autor i tre golave, një me penallti. Til dhe Malen i bënë shifrat “tenistike”.
Under në fund realizoi golin e nderit për Turqinë, që vlen për statistika. Gjithsesi çështja e kualifikimit mbetet e hapur, pasi Holanda e Norvegjia që ndajnë kreun kanë nga 13 pikë, dy më shumë se turqit.
Norvegjia nuk gaboi ndaj Gjibraltarit, duke fituar 5-1, në një ndeshje ku Erling Haaland shënoi tre herë. Në rrugë të mbarë edhe Portugalia, që mundi Azerbajxhanin 3-0 në transfertë dhe tani mban vendin e parë në grup, pasi Serbia ngeci në barazim 1-1 me Irlandën.
Danimarka i afrohet shumë pranë kualfikimit në “Katar 2022”. Danezët mposhtën Izraelin 5-0 dhe kanë 7 pikë më shumë se Skocia e vendit të dytë, që mbrëmë likuidoi Austrinë në transfertë.
Vazhdon dueli dysh mes Kroacisë dhe Rusisë, që kryesojnë grupin e tyre me nga 13 pikë pas fitoreve respective ndaj Sllovenisë dhe Maltës. / oversport.tv
⏰ RESULTS ⏰
Most impressive performance? 🙌#WCQ
— European Qualifiers (@EURO2020) September 7, 2021