Gjermania dhe Polonia kanë fituar me goleada, kurse Italia kampione Europe ngeci në një barazim 0-0 në transfertë me Zvicrën. Jorginho u ndal edhe nga 11 metërshi, por sërish “Axurrët” nuk humbën dhe vendosën rekordin e ri me 36 ndeshje radhazi pa humbje.
Gjermania mposhti Armeninë me rezultatin tenistik 6-0. Gnabry i çoi shifrat në 2-0 për 15 minuta, ndërkohë që më pas shënuan edhe Ëerner e Reus në 45 minutat e para. Hoffmann dhe Adeyemi e shënuan gjithashtu emrin në listën e shënuesve.
Polonia nuk u kursye në transfertë me San Marinon, duke triumfuar 7-1. Leëandoëski shënoi dy prej golave, kurse Burska, i aktivizuar në pjesën e dytë, realizoi tripletë. Fitore sot mori edhe Belgjika, kundër Ccekisë.
“Djajtë e kuq” morën pikët e plota me një fitore 3-0. Lukaku e zhbllokoi ndeshjen, kurse Eden Hazard dyfishoi. Golin e tretë e realizoi anësori i Milanit, Saelemaekers. Tre pikëve sot iu gëzua edhe Rumania, që likuidoi 2-0 Lihteshtejnin. / oversport.tv