8 takime luhen sot për eliminatoret e europianit 2024. Ajo që spikat më shumë mbrëmjen e sotme, është sfida Francë-Holandë.
“Gjelat” do të presin në Paris “tulipanët” në orën 20:45 në një sfidë për Grupin B. Në të njëjtin grup, do të luhet dhe takimi Gjibraltar-Greqi.
Grupi G, do të nisë më herët të luajë pasi takimi i parë mes Bullgarisë dhe Malit të Zi do të luhet në orën 18:00. Në të njëjtin grup do të luhet dhe takimi Lituani-Serbi.
Në Grupin E, ku është pjesëmarrëse dhe Kombëtarja shqiptare, luhet sot dhe takimet Çeki-Poloni dhe Moldavi-Ishujt Faroe.
Ndërsa në Grupin F, do të luhen dy takime në orën 20:45 si Suedi-Belgjikë dhe Austri-Azerbajxhan. /oversport.tv