Një kufi pagash për të zgjidhur problemet e futbollit dhe për të frenuar humbjet e theksuara nga pandemia. Ky është propozimi i lëshuar nga drejtori dhe legjenda e Bayern Munich, Oliver Kahn.
“Ne duam një kufi rroge, një shumë X që një klub mund të shpenzojë si dhe një shumë maksimale pagash – nënvizoi ish-portieri gjerman dhe CEO aktual i bavarezëve.
Në intervistën e gjatë të dhënë për Suddeutsche Zeitung, Kahn nuk e fshehu shqetësimin për valën e re të koronavirusit, që detyroi Gjermaninë të mbyllte stadiumet.
Sipas Kahn, klubet duhet të investojnë maksimumi 60-70% të të ardhurave në paga. Për më tepër, duhet të ketë kufizime të qarta për investitorët se sa mund të investojnë në një klub futbolli dhe sa humbje mund të kompensojnë.
“Të dyja pikat do të ishin të padobishme pa pikën tre, duhet të ketë sanksione që janë të dëmshme dhe që zbatohen vërtet, madje edhe në klubet e mëdha. Në fund të fundit, ne nuk duam asgjë më shumë se kontrollin e kostos në botën e futbollit”, përfundoi Kahn. /oversport.tv