Virgil Van Dijk nuk është i mirë vetëm për sparkata në fushë, pasi di të bëjë të tilla edhe jashtë. Pas ndeshjes me Norvegjinë, që Holanda barazoi 1-1, mbrojtësi u shfaq të fliste për një TV.
Në atë moment një tifoz që u kishte shpëtuar rojeve të sigurisë shkoi drejt yllit të Liverpool dhe tentoi të bëjë një “selfie”.
Van Dijk nuk ishte shumë në humor dhe u pa qartë nga veprimi që bëri, duke e larguar tifozin që ishte me telefon në dorë gati për të shkrepur foton.
Sigurisht që gjithçka u kap nga kamerat dhe në rrjetet sociale video me protagonist mbrojtësin holandez u bë virale. / oversport.tv
😂😂😂 pic.twitter.com/jewAcGdSIk
— ًEllis. (@EIIisBurner) September 1, 2021