Kukësi përforcohet me një mesfushor me tipare sulmuese. Luka Milunovic, i cili vjet ka qenë pjesë e Napredak dhe ka shënuar 5 gola në kampionatin serb, do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.
28-vjeccari ka eksperienca të rëndësishme në Hungari, Belgjikë dhe Greqi, ndërkohë që ka provuar të luajë edhe në Malajzi. Klubi i Kukësit në njoftimin zyrtar shkruan:
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Luka Milunoviç është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjeçar ka firmosur ditën e djeshme me klubin një kontratë njëvjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Mesfushori serb vjen te skuadra jonë nga ekipi i Napredak ku u aktivizua së fundmi në kampionatin serb, teksa ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Debrecen, Aris Selanik e Partizani i Beogradit.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Luka”. / oversport.tv