Kukësi zyrtarizon blerjen më të re me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Nga dita e sotme sulmuesi Johnson Owusu është zyrtarisht një lojtar i skuadrës verilindore.
24-vjeçari ka firmosur një kontratë që e lidh me Kukësin për dy sezone e gjysmë. Ganezi vjen nga kampionati portugez, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës Camacha.
“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i majtë Johnson Owusu është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për dy sezone e gjysmë.
24-vjeçari ganez vjen te Kukësi nga kampionati portugez ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Camacha. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Trinity Zlin në Çeki, Braga U19 dhe Maritimo B në Portugali. Në kampionatin ganez, Johnson ka luajtur me ekipe si Dreams FC e Inter Allies.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit Johnson Owusu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Johnson”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv