Kukësi dorëzohet në shtëpi, Egnatia gjunjëzon vendasit me një rezultat të pastër

Egnatia ia del të rikthehet te fitorja dhe kësaj radhe duke mposhtur Kukësin në transfertë me shifrat 3-0. Për rrogozhinasit shënoi fillimisht bomberi Duamena, Jackson nga pika e bardhë dhe në fund Fernando.

Me këtë fitore, Egnatia pozicionohet në vendin e tretë me vetëm 3 pikë larg kryesuesve që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Nga ana tjetër, Kukësi mbetet në vendin e gjashtë me 2 pikë larg zonës së ftohtë

Kukësi-Egnatia 0-3 (Duamena 44’, Jackson 62’, Fernando 90’)

90’ GOOOOOOOOL! Egnatia vulos gjithçka ndaj Kukësit duke shënuar një supergol me Fernandon

88’ Duamena pranë golit të tretë, por Bytyçi ndërhyn në momentin e fundit

85’ Tjetër tentativë nga Edison Ndreca e cila shkon jashtë kuadratit

80’ Kukësi provon portën me Rashitin, por tentativa e tij shkon qendrore për portierin

77’ Egnatia pozicionohet mirë duke mos i lënë hapësira Kukësit që kërkon të shënojë

70’ Rashiti shpërdoron një super mundësi që mund të rihapte këtë takim

67’ Egnatia nuk e ul ritmin, të cilët gjenden në sulm duke kërkuar golin e tretë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

62’ GOOOOOOOOL! Jackson dyfishon shifrat për Egnatian duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë

61’ Akordohet penallti për Egnatian, pasi Tafas bdërhyu ndaj Duamenas pas goditjes së Mustës

59’ Kukësi shpëton për mrekulli, Musta për pak sa nuk realizon golin e vitit nga mesi i fushës, por Tafas devijon

55’ Jaskson vallëzon bukur në zonën e Kukësit, por nuk arriti dot të finalizojë

50’ Kukësi sulmon me forca të shumta në kërkim të golit të barazimit, por rrogozhinasit mbrohen mirë dhe mundohen të zbresin rrezikshëm në kundërsulm

46’ Nis pjesa e dytë në Kukës

Përfundon pjesa e parë në avantazh të Egnatias falë golit të Duamenas

45’ Akordohen 2 minuta shtesë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

44’ GOOOOOOOOL! Raphael Duamena ndëshkon Kukësin në fundin e pjesës së parë pas një gabimi në zonë të verilindorëve

42’ Ndreca provon nga një pozicion i vështirë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat

35’ Super mundësi për Egnatian me Zejnullain, por mesfushori nuk arrin të realizojë dot

29’ Super mundësi për vendasit me Rashitin, por ky i fundit nuk arrin dot të finalizojë

25’ Kukësi kroson në zonë me Gjelbrim Taipin nga këndi, por asnjë lojtar nuk e shtyn topin drejt rrjetës

20’ Egnatia rrezikon portën e Kukësit me një goditje të Zejnullait e cila u devijua

17’ Duamena provon një goditje me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit

14’ Egnatia më prodhuese së Kukësi në këto minuta

9’ Zejnullai shërben mirë në zonë, por Fernando nuk arrin dot të realizojë për Egnatian

7’ Minuta të qeta deri më tani në verilindje

1’ Starton sfida në “Kukës Arena”

Ka startuar sfida Kukësi-Egnatia e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Këtë takim keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe platformën Tibo.

Skuadra e Hallaçit dhe Tetovës vijnë nga një barazim që kanë marrë javën e 26-të. Kukësi momentalisht gjendet në vendin e gjashtë të renditjes, ndërsa Egnatia në vendin e tretë me 6 pikë larg kryesuesve.

Formacionet zyrtare: