Kukësi-Egnatia mban “peng” javën, plani i aktit të 10-të të Abissnet Superiore

Rrugëtimi i Abissnet Superiore vazhdon dhe FSHF ka planifikuar duelet e javës së 10-të, që përkon me nisjen e fazës së dytë.

Gjithçka nis me duelin e së premtes, mes Partizanit dhe Teutës. “Demat” dhe “Djemtë e detit” zbresin në fushën e “Elbasan Arena” prej orës 16:45.

Të shtunën janë në program dy ndeshje dhe fillimisht luhet Skënderbeu-Tirana, kurse në mbrëmje Vllaznia Laçi.

Java e dhjetë mbyllet të dielën. E konfirmuar të luhet në 13:45 në Elbasan është Dinamo-Kastrioti, kurse Kukësi-Egnatia ende nuk është përcaktuar se ku do të zhvillohet. Rrjedhimisht edhe orari mund të ndryshojë.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 10

E premte, më 26 nëntor
Ora 16:45 | Partizani-Teuta

E shtunë, më 27 nëntor
Ora 16:45 | Skënderbeu-Tirana
Ora 19:45 | Vllaznia-Laçi

E diel, më 28 nëntor
Ora 13:45 | Dinamo-Kastrioti
Ora 16:45 | Kukësi-Egnatia

/ oversport.tv