Kukësi feston bashkë me Tiranën, Kupa vendos skuadrën e 4-t që shkon në Europë

Tirana feston zyrtarisht titullin e 26-të kampion në historinë e klubit, ndonëse është mundur në “Selman Stërmasi” 2-3 nga Kukësi në javën e fundit të kampionatit.

Miqtë kanë qenë më të motivuar në këtë sfidë dhe kanë marrë atë që kërkonin në kryeqytet, por ndonëse ka mbyllur kampionatin në vendin e katërt, Kukësi nuk e ka siguruar akoma një vend në Kupat e Europës.

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të përcaktojë skuadrën e 4-t që shkon në Europë. Nëse fiton Vllaznia Kupën atëherë shkodranët shkojnë në Europë, nëse fiton Laçi atëherë përfiton Kukësi i vendit të katërt.

Vllaznia ka fituar 3-1 sfidën kundër Kastriotit, por ky sukses nuk ka mjaftuar për të siguruar një vend në Europë nga kampionati.

Goleadë në Laç mes skuadrës vendase dhe Partizanit, por në fund janë të kuqtë që festojnë pasi fitojnë 4-3, falë një goli të Kote në minutat shtesë. Të kuqtë sigurojnë vendin e tretë dhe bashkë me të edhe një vend në Kupat e Europës.

Është mbyllur pa gola sfida e Korçës mes Skënderbeut dhe Teutës. Nuk ka fitues edhe në Rrogozhinë, aty ky Egnatia dhe Dinamo barazojnë 1-1.

Nuk ka fitues edhe në luftën në distancë mes Seferit dhe Guindo për këpucën e golashënuesit, pasi të dy sulmuesit shënojnë nga një gol në ndeshjet respektive dhe mbyllin sezonin në kuotën e 19 golave.

Por është sulmuesi i Laçit ai që fiton trofeun, pasi ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola, ndërsa Seferi ka shënuar të njëjtin numër golash, por me 35 ndeshje të luajtura./ Oversport.tv

Shqipëri-Superiore / Java e 36-të

Laci-Partizani 3-4

Zulfiu 8’, Guindo 71’, Qato 90+3’ / Stenio Junior 34’, Murataj 44’, Rrapaj 60’, Kote 90+4

Tirana- Kukësi 2-3

Seferi 58’, Beshiraj 79’ / Behiratche 35’ (aut), Bekaj 51’ (aut), Basa 82’ (pen)

Kastrioti- Vllaznia 1-3

Kaina 58’ / da Silva 46’, Gurishta 79’ (pen), Aralica 83’

Egnatia- Dinamo 1-1

Imeri 42’ / Ibraimi 90’

Skënderbeu-Teuta 0-0