Kukësi gjen menjëherë pasuesin e Hallaçit, verilindorët i besojnë stolin Stavri Nicës

Dy humbjet e pësuara në dy javët e para të kampionatit I kanë kushtuar vendin e punës teknikut Rrahman Hallaçi.

Kukësi njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun në mesditë, ndërsa pak minuta më vonë klubi verilindor ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri.

Stavri Nica, që vetëm një javë më parë u largua nga Laçi, do të jetë trajneri I ri I Kukësit.

“Miresevjen Stavri Nica! Klubi i Kukesit njofton arritjen e marreveshjes me trajnerin Stavri Nica!

Trajneri do filloj menjehere stervitjen me ekipin per pergatitjen e ndeshjes se ardhshme kunder FC Dinamo City!

I urojme suksese trajnerit ne pankinen e ekipit tone!”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Oversport.tv