Kukësi godet në merkato, vijnë edhe dhe dy “dhurata” të tjera për Gegën

Skuadra e Kukësit po zhvillon një fazë përgatitore në Turqi në prag të startit të sezonit të ri, por ndërkohë drejtuesit e klubit verilindor po punojnë që të plotësojnë organikën në dispozicion të trajnerit Skënder Gega.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, drejtuesit e Kukësit kanë arritur dakordësinë me 2 lojtarë të huaj në prag të fillimit të kampionatit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin portugez Tiago Ferreira dhe sulmuesin boshnjak Jovo Lukiç.

Sipas gazetës është arritur marrëveshja me dy futbollistët që do ti bashkohen skuadrës sapo të rikthehet në kryeqytet pas përfundimit të fazës përgatitore në Turqi. / Oversport.tv