Kukësi i shkakton humbjen e parë me eurogola Vllaznisë, Taipi fenomenal

Kukësi është një kockë e fortë për çdo ekip sivjet në Superiore dhe këtë e ka konfirmuar edhe ditën e sotme. Verilindorët i kanë shkaktuar humbjen e parë me rezultatin 2-0 Vllaznisë dhe tani numërojnë 11 pikë, sa Tirana e vendit të parë që pret derbin dhe Teuta e vendit të dytë.

Shkodranët e nisën mirë, duke pasur dy mundësi shënimi me Aralica dhe Victor Da Silva. Milunovic lëshoi një sinjal nga Kukësi, ndërsa Shqipërim Taipi me një silurë nga distanca e shmangu portierin Zogovic dhe kaloi skuadrën e Diego Longo në avantazh.

Kukësi e mbyllin pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që Vllaznia nuk ishte në një ditë të mirë dhe nuk po arrinte të rrezikonte portën e Tafas.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Edison Ndreca realizoi një gol të bukur me një goditje me të majtën dhe i mbylli llogaritë e kësaj ndeshjeje, që pati edhe një karton të kuq për Mustedanagic të Vllaznisë.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 6

KUKËSI-VLLAZNIA 2-0
Shënues
: Sh. Taipi 29’, Ndreca 82’

/ oversport.tv