Kukësi jashtë Kupe, Flamurtari surprizon Kastriotin! Teuta e Partizani “kopje”

Kastrioti dhe Kukësi jashtë Kupës së Shqipërisë, ndërsa surpriza është Flamurtari i Kategorisë së Dytë që kualifikohet në çerekfinale pasi mundi 4-2 në krutanët.

Diamanti shënoi dy gola, kurse dy të tjerët i realizuan Pjeshka e Ribaj. Krutanët nuk është se kishin objektiv Kupën dhe tashmë do të mendojnë për kampionatin. Kukësi nga ana tjetër kishte pretendime, por humbja e parë me Egnatian nuk u përmbys dot.

Verilindorët fituan me gol të Taipit, por nuk vlejti. Partizani dhe Teuta i fituan edhe ndeshjet e dyta me Besëlidhjen dhe Korabin, me rezultatin 2-0, kurse Skënderbeu-Bylisi shkuan në shtesë pas barazimit 2-2. Nga penalltitë fituan korçarët 5-3.

Në grupin B Vllaznia nu u kursye ndaj Pogradecit, duke i shënuar 6 gola në 45 minuta. Liqenorët në të dytën e realizuan golin e nderit. Laçi kaloi më tej në Kupë, pasi barazoi me Tomorin.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

GRUPI A

E mërkurë, më 17 nëntor, ora 13:30
Partizani-Besëlidhja 2-0 (1-0)
Shënues:
Rrapaj 80’, Stenio Junior 85’
Skënderbeu-Bylisi 2-2 (me penallti 5-3) (1-1)
Shënues:
Meksi (pen.) 23’, Berisha 45+2’ / Qardaku 16’, 72’
Teuta-Korabi 2-0 (1-0)
Shënues:
Ivanovic 10’, Plaku 88’

E diel, më 18 nëntor, ora 19:45
Tirana-Dinamo (0-2)

GRUPI B

E mërkurë, më 17 nëntor, ora 13:30
Kastrioti-Flamurtari 2-4 (0-0)
Shënues:
Karakaçi (pen.) 13’, Mudrazija 93’ / Diamanti 38’, 91’ Pjeshka 67’, Ribaj 89’,
Laçi-Tomori 1-1 (1-0)
Shënues:
Guindo 74’ / Nako 20’
Kukësi-Egnatia 1-0 (1-3)
Shënues:
Gj. Taipi 43’
Vllaznia-Pogradeci 6-1 (2-0)
Shënues:
Mustedanagic 1’, Aralica 8’, 16’, Latifi (pen.) 14’, Hoxhaj 22’, 26’ / Topllari 56’

/ oversport.tv