Kukësi merr kreun, Partizani ende pa asnjë fitore në Superiore

Partizani dhe Kukësi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në një ndeshje që i pati të gjitha. Golit të Carës iu përgjigj Faijeo duke lënë kështu Partizanin ende në kërkim të fitores së parë.

Pjesa e parë nisi mirë për vendasit por në asnjë rast nuk mundën dot të zhbllokonin rezultatin. Junior mori një pasë të mirë nga Kaçe brenda zonës por goditja e tij rrafsh me tokën u ndal nga portiere Tafas. Rritmi filloi të ngrihej por në minutën e 35 ndeshja u ndërpre për një problem teknik me ndriçimin. Në fundin e pjesës së parë, heroi ishte Alban Hoxha që ndali një goditje mjaft të mirë të Edi Bashës vetëm disa metra pranë tij.
Në pjesën e dytë, rasti i parë ishte përsëri për Junior që nuk mundi dot të devijone topin shumë pranë kuadratit të portës. Megjithatë, avantazhi për demat erdhi falë Tedi Carës që shfrytëzoi shumë mirë një harkim nga e majta duke e çuar topin në rrjetë.

Pas avantazhit të vendasve, Kukësi nuk u demoralizua dhe gjeti golin e barazimit pesë minuta më vonë me anë të Faijeo. Goditja me kokë nuk mund të pritej nga Alban Hoxha që u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta.

Tentativat e mëvonshme nga të dyja ekipet nuk u finalizuan dot në gol duke e lënë rezultatin e takimit në 1-1. Kështu, të dyja ekipet ndajnë nga  një pikë me Kukësin që merr kreun e renditjes. Ndërkohë, Partizani mbetet ende në kërkim të fitores së parë në kampionat. /oversport.tv

 

ABISSNET SUPERIORE- JAVA E 5-TË
PARTIZANI-KUKËSI 1-1
Shënues:
Cara 65’/ Faijeo 70’