Kukësi ka bërë dy përforcime të tjera në merkato. Klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimin e Albnor Kabas dhe Juan David Martinez. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kukësi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në të thuhet se Martinez i cili luan si sulmues i majtë ka firmosur një kontratë për 2 sezone e gjysmë. Mbrojtësi 20-vjeçar Albnor Kaba ndërkohë ka firmosur për një sezon e gjysmë. Kështu, Rrahman Hallaçi do të ketë gati për ndeshjet e ardhshme dy lojtarë të rrinj në organikë në luftën për mbijetesë.
POSTIMET E KLUBIT
Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i majtë Juan David Martinez është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 21-vjeçar ka firmosur ditën e djeshme me klubin tonë një kontratë për 2 sezon e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
21 vjeçari kolumbian vjen te Kukësi nga kampionati brazilian, aty ku së fundmi ishte pjesë e Fortaleza. Martinez ka luajtur më parë edhe me Coritiba në Brazil dhe me Cortuluan në Kolumbi. 21-vjeçari numëron edhe 18 ndeshje me Kolumbinë U17, ka ka realizuar 2 gola.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Juan David Martinez dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Juan
Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Albnor Kaba është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur ditën e djeshme me klubin tonë një kontratë për 1 sezon e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
20-vjeçari, i lindur në Ohër vjen te Kukësi nga kampionati maqedonas ku së fundmi ishte pjesë e Voska Sport. Kaba ka qenë më parë pjesë e ekipeve si Shkëndija e Tetovës e Veleshta, teksa ka zhvilluar edhe dy ndeshje me Shqipërinë U20.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Albnor Kaba dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Albnor /oversport.tv