Kukësi pa Lulajn, drejtuesit “hapin” stadiumin për të mposhtur kampionët

Kukësi kryeson kampionatin pas tre javësh dhe të dielën do të luajë kundër Teutës, kampiones në fuqi. Verilindorët nuk do të kenë për këtë ndeshje mbrojtësin Bruno Lulaj.

Ai u ndëshkua kundër Laçit me karton të kuq, ndërkohë që nga ana tjetër drejtuesit e klubit kanë vendosur që hyrja në stadium për duelin ndaj durrsakëve të jetë pa bileta.

Klubi i Kukësit ka dalë edhe me një komunikatë për vendimin e marrë nga drejtuesit: “Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes së javës së katërt ndaj Teutës.

Ekipi ishte i plotë nën urdhrat e trajneri Diego Longo, teksa mungesa e vetme për ndeshjen ndaj Teutës, është ajo e Bruno Lulajt që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Laçit.

Ndeshja mes Kukësit dhe Teutës do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e diel duke nisur nga ora 16:45. Presidenca ka vendosur që hyrja në stadium të jetë pa bileta për tifozët”. / oversport.tv