Kukësi prezanton blerjen e parë të janarit, vjen një mbrojtës nga Greqia

Kukësi zyrtarizon blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Klubi verilindor ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me mbrojtësin Franko Lamçe. 24-vjeçari ka një karrierë të pasur në kampionatin grek.

“Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Franko Lamçe është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë 3 vjeçare.

24-vjeçari Lamçe vjen te Kukësi nga kampionati grek ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së AO Episkopit. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Vlachioti, PAE Chania, Synka, Platanis e Paleochoras po në kampionatin grek.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Franko Lamçe dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Franko”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor. / Oversport.tv