Kukësi prezanton blerjen e re, ish-lojtari i Tomorit firmos për 2 sezone

Kukësi zyrtarizon blerjen më të re: mesfushori Plarent Fejzaj, që sezonin e fundit është aktivizuar me Tomorin, është zyrtarisht lojtar i skuadrës verilindore.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Plarent Fejzaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

26-vjeçari, i lindur në Ballsh vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar ku së fundmi ka qenë pjesë e KF Tomori!

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Plarent Fejzaj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Plaren”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv