Kukësi “shtegton” në Vlorë, ndaj Egnatias luhet në stadiumin “Flamurtari”

Kupa e Shqipërisë rikthehet të mërkurën dhe Kukësi ka njoftuar në lidhje me stadiumin ku do të zhvillohet takimi i dytë kundër Egnatias.

Verilindorët, duke qenë se fusha në stadiumin e tyre të ri nuk është gati, kanë zgjedhur të luajnë në Vlorë duelin e kthimit ndaj rrogozhinasve.

Në ndeshjen e parë, që u luajt në Peqin, Kukësi humbi me rezultatin 1-3 dhe duhet ta përmbysë Egnatian, një mision që është i lehtë. / oversport.tv