Kukësi zhgënjen edhe në miqësore, mposhtet nga Turbina minimalisht

Kukësi ka zhvilluar një miqësore me ekipin e Turbinës në këtë pushim kombëtaresh. Verilindorët kanë konfirmuar startin e dobët të sezonit pasi është mposhtur me rezultatin minimal 1-0.

Në këtë miqësore trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi ka aktivizuar kryesisht lojtarët që nuk kanë pasur shumë mundësi të luanin në ndeshjet e para të këtij sezoni. Fatet e këtij takimi u vendosën në pjesën e parë pas golit të shënuar nga Turbina.

Me këtë fitore, trajneri i ri i Turbinës, Bledar Devolli debuton me fitore në aventurën e tij me klubin nga Cërriku. /oversport.tv