Kuli: I gëzohemi kësaj pike, Çela më jepte këshilla nga tribuna

Zëvendës-trajneri i Kastriotit, Bekim Kuli, që drejtoi skuadrën në barazimin përballë Partizanit ka folur për Oversport pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e fortë. Dominuam në pjesën e parë, ndërsa Partizani luajti më mirë në pjesën e dytë. Ne u munduam të luanim në kundërsulm. I gëzohemi kësaj pike. Ishte një pikë me vlera përballë një kundërshtari të fortë që ka pretendime të mëdha.

Kishim disa probleme në startin e sezonit, por dita-ditës gjërat janë përmirësuar. Jemi të kënaqur shumë me djemtë, që punojnë shumë mirë çdo ditë në stërvitje.

Çela në tribunë? E Kisha pas shpine dhe më jepte këshilla gjatë gjithë ndeshjes. Edhe ai kishte emocione, edhe unë vetë e përjetova shumë këtë sfidë. Jemi të dy shumë të kënaqur me këtë pikë, që i morëm skuadrës kryesuese. Ne jemi një ekip simpatik, që synojmë mesin e renditjes”, ka thënë mes të tjerash Kuli. / Oversport.tv