Kulusevski: Erdha tek Tottenhami prej Contes, do të mësoj shumë nga ai

Dejan Kulusevski ka përshëndetur Juventusin për të filluar një aventurë të re tek Tottenham së bashku me Bentancur. Mesfushori suedez nuk arriti të japë maksimumin me fanellën bardhezi dhe në Londër synon të rilindë falë projektit të “Spurs”:

“Kam mësuar shumë te Juventusi dhe kam luajtur me më të mirët në botë. Sapo mu dha mundësia për tu transferuar në Premier League nuk u mendova dy herë dhe mezi pres që të punoj me Conten. Ai është një fitues dhe unë dua që të jem gjithashtu”, ka thënë Kulusevski.

Fakti që do të drejtohet nga një trajner italian mund ta ndihmojë që të përshtatet sa më shpejt me skuadrën e re dhe Kulusevski është i sigurtë që të bëjë mirë pikërisht falë Contes:

“Ai është një nga arsyet që unë jam këtu, jam shumë i lumtur që është këtu. E njoh që nga koha e Interit, një trajner i shkëlqyer dhe një fitues. Dua që të mësoj sa më shumë të jetë e mundur nga ai”. / Oversport.tv