Kumbarçe: Luajtëm në Peshkopi prej tifozëve! Partizani, një test i mirë për Korabin

Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe ka folur për Oversport pas humbjes ndaj Partizanit në Kupë.

“Këtë ndeshjen e kupës e vlerësuam, sepse e morëm si një test para kampionatin. U munduam që të shikonim kontingjentin e lojtarëve për kampionatin. Aktivizuam djem të rinj, që do të jenë alternativa për dëmtimet dhe pezullimet që kishim.

E dinim forcën e Partizanit dhe u munduam që të përballeshim me dinjitet. Terreni ishte i rënduar dhe na u vështirësua puna. Nëse terreni do të ishte i përshtatshëm mund të bëhej një ndeshje më e bukur.

Pse nuk luajtët në Tiranë? Tifozeria kërkonte që kjo sfidë të luhej në shtëpi, prandaj vendosëm që të luanim në Peshkopi”, ka thënë Kumbarçe. / Oversport.tv