Kumbulla: Luaj me çdo modul, me Mourinhon jam rritur shumë

Roma kaq siguruar kualifikimin për në fazën pas grupeve në Conference LEague. Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla ishte në fushë për 90 minuta në triumfin e fundit 4-0 ndaj Zorya Luhansk. Këtë periudhë së fundmi, qendërmbrojtësi kuqezi nuk ka luajtur mjaftueshëm falë zgjedhjeve të bëra nga trajneri Mourinho.

Mirëpo, në fjalët e tij para mediave italiane, Kumbulla me shumë diplomaci e vlerëson punën e bërë nga trajneri Morunho. “Unë jam mësuar më tepër që të luaj në mbrojtjen me 3. Mirëpo, nuk përbën asnjë problem, pasi mund të përshtatem fare mirë edhe në rreshtimin me 4 në prapavijë. Jam rritur dhe përmirësuar, duke u stërvitur çdo ditë falë punës me trajnerin”, ka deklaruar Kumbulla për “Sky Sport”.

Roma është në vendin e dytë në grupin C, por në raundin e ndeshjeve të fundit do të tentojë vendin e parë. “Kalojmë në turin tjetër të kompeticionit. Mirëpo, do të tentojmë deri në fund që të arrijmë vendin e parë. Forca Roma”, ka shkruar Kumbulla në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”. /oversport.tv