Kumbulla: Na vjen keq për tifozët dhe rezultatin, krenarë për paraqitjen

Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares, foli në RTSH pas ndeshjes që Shqipëria humbi kundër Polonisë.

“Jam krenar për atë që bëmë në fushë. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Na vjen për tifozët, pasi na ndihmuan. Dhamë maksimumin dhe na vjen keq për rezultatin.

Ndoshta duhet të mbanim më shumë topin, por është e vështirë ndaj Polonisë. Kemi treguar se mund të përballemi me këdo.

Gjimshiti ishte mungesë e madhe, por mendoj se Ismajli dhe Veseli kanë bërë një paraqitje të mirë. Rëndësi ka ekipi, nuk jam vetëm unë. Na vjen keq për rezultatin, jam krenar për atë që dha ekipi”, tha Kumbulla. / oversport.tv