Kumbulla në fushë ndaj Genoas, Mourinho i beson një fanellë titullari

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Roma-Genoa, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Italisë.

Trajneri i verdhekuqve Jose Mourinho, ashtu siç pritej i ka besuar një fanellë titullari mbrojtësit të kombëtares kuqezi Marash Kumbulla.

Formacionet zyrtare:

ROMA (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Zalewski, Matic, Bove, El Shaarawy; Zaniolo, Pellegrini; Abraham. Trajner: Mourinho.

GENOA (5-3-2): Josep Martinez; Sabelli, Dragusin, Bani, Vogliacco, Czyborra; Badelj, Sturaro, Galdames; Yalcin, Coda. Trajner: Gilardino.