Kumbulla për Oversport: Gati për Juven, me Mourinhon kam raport të mirë

Marash Kumbulla do të zbresë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen që Roma do të zhvillojë nesër ndaj Juventusit. Për qendërmbrojtësin e Kombëtares, humbja ndaj Milanit ka lënë shije të hidhur në kampin e skaudrës kryeqytetase por ai ka deklaruar se ndihet i gatshëm për të dhënë më të mirën.

Në deklaratën e dhënë për transmetuesit zyrtarë, mes të cilëve edhe Oversport që ka ekskluzivitetin e transmetimit të Serie A për 3 sezone në Shqipëri dhe Kosovë, Marash Kumbulla është përgjigjur për mënyrën se si do të përballohet dueli me bardhezinjtë.

Pas një fillimi sezoni të vështirë, keni mundësinë për ta nisur si titullar nesër. Si ndiheni?

Ndihem mjaft mirë. Në rast se trajneri do të më aktivizojë unë jam gati, ashtu si të gjithë shokët e mi të skuadrës. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, por pas humbjes duam të reagojmë menjëherë.

Çfarë ju tha trajneri pas humbjes me Mianin. Çfarë raporti keni me të?

Unë personalisht kam një raport të mirë me trajnerin, ashtu siç e kanë të gjithë shokët e skuadrës. Sigurisht që ai nuk ishte i kënaqur, ashtu si të gjithë ne. Por na motivoi për të reaguar menjëherë dhe të japim gjithçka të dielën.

Nesër do të përballeni me Juventusin, që në fazën e parë fitoi 1-0. Në vitet e fundit është shtuar shumë rivaliteti me Juventusin. Si e përjetoni këtë ndeshje?

Sigurisht që do ta përjetojmë me pak tension, por në mënyrën e duhur. Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por janë tri pikë asht si në të gjitha ndeshjet e tjera. Ne do të zbresim në fushë për fitore, për të bërë të lumtur veten, trajnerin dhe tifozët. /oversport.tv