Kumbulla: Rasti im 99 herë në 100 herë bëhej gol! Polonia? Normalisht rezultati shikohet…

Marash Kumbulla është shfaqur i lumtur para mediave pas ndeshjes që Shqipëria fitoi kundër Hungarisë. Mbrojtësi nuk fshihet dhe e pranon që me Poloninë gaboi te njëri nga golat, ndërkohë që flet edhe për rastin që kishte mbrëmë për të shënuar.

“Jam shumë i lumtur që mbrëmë fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Unë besoj se, siç e keni thënë edhe ju, nuk kemi luajtur keq me Poloninë. Përveç atij rastit që gabova, nuk ishte ndeshje e keqe.  Normale shikohet rezultati 4-1 në Poloni dhe kemi humbur. Për ndeshjen e mbrëmshme jam i lumtur”.

“Rasti i humbur? Nuk kisha çfarë mendoja. U ktheva shpejt në mbrojtje. Ndosh në futboll dhe gabon. Në 100 herë që e provon 99 herë e çon në rrjetë, një herë e gabon. Nuk ke çfarë bën, veç të mendosh për ndeshjen që vazhdon. Isha pafat, nuk e prita. Ishte top i shpejtë dhe të flasësh për gjërat e të kaluarës është e kotë”.

“Nuk ka rëndësi shumë ku luajnë shokët e mbrojtjes. Megjithatë ata më ndihmojnë duke më folur, si Etriti, Strakosha apo Selmani”.

“Asnjë lojtarë nuk e ka vendin e sigurt në kombëtare. Me rëndësi është të jesh këtu. Të gjithë japin 100 për qind me kombëtaren”.

“Dëshira jonë është të bëjmë më mirë, të shkojmë në play-off. Normal është e vështirë, pasi janë ekipe të forta. Do të japim maksimumin në fushë dhe uroj të shkojmë në play-off”.

“Rivali direkt? Besoj se të dyja skuadrat, Polonia dhe Hungaria, janë rivalë direkt. Polonia ka individualitete, si Leëandoëski dhe të tjerë. Si grup Hungaria është më e fortë. San Marino? Uroj të shënoj, jo vetëm kundër San marinos, por edhe kundër ekipeve të tjera”. / oversport.tv