Kumbulla: Shkruam historinë, jap gjithçka që të çoj sa më lart Shqipërinë time

Marash Kumbulla ka bërë një përmbledhje të këtij sezoni në faqen e tij në Instagram. “Sezoni im i dytë me fanellën verdhekuqe mbyllet në mënyrën më të mirë. Shkruam historinë së bashku dhe fitova trofeun tim të parë në një natë magjike në Tiranën time.

Kanë qenë ditë plot emocione dhe momente që nuk do ti harrojmë kurrë. Nuk ishte një vit i lehtë, por jam krenar për rrugëtimin tim në rritje, kam luftuar për të fituar çdo minutë në fushë dhe nuk kam toleruar as një centimetër.

Tani do kthehem në Tiranë dhe dua të vazhdoj të jap gjithçka për të çuar sa më lart Shqipërinë time. Ndërsa ne romanistët do të shihemi së shpejti. Faleminderit Roma”, shkruan mbrojtësi i Romës dhe kombëtares shqiptare. / Oversport.tv