Kundërpërgjigjet Boston, mposht Miamin dhe barazon serinë e finaleve

Boston Celtics ka barazuar serinë e ndeshjeve në finalen e konferencës lindore pasi mposhti në ndeshjen e dytë Miami Heat me rezultatin 127-102. Jayson Tatum me shokë, iu përgjigjën Jimmy Butler dhe kundërshtarëve të tjerë duke e çuar serinë e ndeshjeve në 1-1.

Boston Celtics nuk e vuri asnjë moment në diskutim fitoren duke dominuar totalisht pjesën e parë të takimit. Perioda e parë përfundoi në shifrat 35-24 duke krijuar menjëherë një avantazh prej 11 pikësh. Celtics e thelluan edhe më shumë rezultatin në përfundimin e periodës së tretë duke e çuar ndeshjen në +25.

Në dy periodat e fundit ndeshje ishte më e ekuilibruar me Celtics që u përpoqën vetëm të menaxhonin rezultatin. Të dyja periodat përfunduan në barazim 26-26 dhe 31-31 duke e mbyllur në fund ndeshjen me fitoren e Celtics me 25 pikë diferencë.

Marcus Smart luajti një rol kryesor në fitoren e ekipit të tij pasi realizoi i vetëm 24 pikë, 9 rebound e 12 asist. Shkëlqeu gjithashtu edhe i përhershmi Jayson Tatum me 27 pikë 5 asist e 5 topa në tabelë. Nuk mbetet pas as Jaylen Broën me 24 pikë 8 rebound e 3 asist.

Nga ana tjetër Jimmy Butler realizoi më shumë se kushdo në këtë takim, 29 pikë, por nuk mjaftuan për të fituar këtë takim. Miami nuk ishte në formën më të mirë, ndërsa përveç Butler, lojtarët e tjerë dukeshin në hije. /oversport.tv

Foto: NBA, Twitter