Sergej Yalcin, trajneri i Besiktasit, është përgjigjur ndaj gjestit të Mario Balotellit gjatë ndeshjes kundër Adana Demirspor.
Në konferencën për shtyp, tekniku ka deklaruar: “Balotelli erdhi të festojë golin drejt e përballë meje. E shoh këtë veprim për herë të parë në karrierë.
Është hera e parë që shoh një lojtar që mendon për trajnerin e ekipit kundërshtar. Nuk e kuptoj se përse e bëri, nuk kemi diskutuar kurrë bashkë.
Nuk e di, ndoshta veproi kështu, pasi i vinte inat që nuk erdhi dot tek neve sezonin e kaluar. Në fund të fundit tregoi nivelin e tij. Më vjen keq për të, por kjo nuk është një levizje e drejtë”-ka përfunduar Sergej Yalcin.
Tekniku 10 vite më parë deklaronte se Balotelli ishte një lojtar “pa tru” dhe italiani vendosi t’ia tregojë pas golit të shënuar. /Oversport.tv