Kupa ATP: Kanadaja shpallet kampione, mposht Spanjën në finale

Kombëtarja e Kanadasë ka fituat edicionin e vitit 2022 të Kupës ATP, pasi ka mposhtur në finale Spanjën 2-0.

Dy pikët vendimtare janë arritur falë fitoreve në ndeshjet teke të tenistëve kanadezë  Shapovalov dhe Auger-Aliassime, që kanë mposhtur respektivisht Carreno Busta dhe Bautista Agut.

Shapovalov ka qenë ai që ka marrë fitoren e parë, pasi ka mposhtur lehtësisht 2-0 spanjollin Carreno Busta. 6-4 ka përfunduar seti i parë, ndërsa 6-3 seti i dytë.

Ka qenë paksa më e luftuar sfida e dytë, por sërish kanë qenë kanadezët ata që kanë triumfuar, pasi Auger-Aliassime ka mposhtur 2-0 (7-6, 6-3) Bautista Agut. / Oversport.tv