Kupa ATP: Rusia mposht Italinë dhe shkon në gjysmëfinale

Sfida dyshe mes Italisë dhje Rusisë në ATP Kupë, që vlente një vend në gjysmëfinale, ka rezultuar fatale për skuadrën “axurre”. Dyshja Medvedev-Safiullin arriti që të mposhtë dyshen Berrettini-Sinner pas një ndeshje të luftuar që përfundoi me rezultatin 2-1 (5-7, 6-4, 10-5).

Takimet individuale kishin përfunduar në barazim 1-1, pasi të dyja kombëtaret kishin fituar nga një ndeshje. Sinner mposhti lehtësisht Safiullin 2-0 (7-6, 6-3), ndërsa Berrettini u detyrua të dorëzohej përballë numrit 2 në renditjen botërore. Medvedev fitoi këtë takim 2-1 (2-6, 7-6, 4-6).

Për të dytin vit radhazi është Rusia ajo që i jep fund aventurës së Italisë në Kupën ATP. Në shkurt të vitit 2021 skuadra “axurre” u dorëzua në finale, pas sukseseve të pastëra të Rublev dhe Medvedev respektivisht përballë Fognini dhe Berrettini. / Oversport.tv