Kupa Davis: Sonego dhe Sinner i japin fitoren Italisë përballë SHBA-së

Italia ka nisur në mënyrën më të mirë debutimin e saj në finalet e Kupës Davis 2021. “Axurrët” kanë mposhtur 2-1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë hak për humbjen e pësuar 2 vite më parë në Madrid, duke i treguar muskujt një superfuqie në tenisin botëror.

Ata që i kanë dhuruar suksesin Italisë kanë qenë dy debutuesit e luksit Lorenzo Sonego dhe Jannik Sinner, që kanë dominuar “gjigandët” Opelka dhe Isner, duke fituar sfidat individuale. Në ndeshjen e fundit, pasi ishte siguruar fitorja, dyshja Fognini- Musetti u mposht nga rivalët amerikanë Ram dhe Sock.

Sot Italia do të luajë kundër Kolumbisë dhe nëse fiton do të siguronte matematikisht vendin e parë në grup dhe mundësinë për të luajtur në çerekfinale sërish përballë publikut vendas të Torinos. / Oversport.tv