Kupa e Afrikës: Burkina Faso dhe Tunizia në çerekfinale, eliminohet Nigeria

Do të jetë Burkina Faso-Tunizi, ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Afrikës. Burkina Faso ka mposhtur Gabonin pas gjuajtjes së penalltive, ndërsa Tunizia ka mposhtur 1-0 Nigerinë.

Koha e rregullt e sfidës Burkina Faso-Gabon përfundoi në barazim 1-1. Pasi humbi një penallti, Traore korrigjoi gabimin duke kaluar në avantazh Burkina Fason në pjesën e parë, por Gaboni barazoi rezultatin falë një autogoli të Guira në minutat e fundit të ndeshjes.

Rezultati në kohën shtesë nuk ndryshoi dhe lotaria e penalltive i buzëqeshi Burkina Fasos, që kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Afrikës.

Ndeshja tjetër- Një gol i Msakni në fillimin e pjesës së dytë, kualifikoi Tunizinë mes tetë më të mirave të kontinentit afrikan. Mbyllet këtu aventura e Nigerisë në Kupën e Afrikës, ndonëse konsiderohej si një nga favoritet e këtij kompeticioni. / Oversport.tv

Kupa e Afrikës – 1/8 e finales

Burkina Faso-Gabon 1-1 (7-6 pas penalltive)

Traore 28’ / Guira 90+1 (aut)

Nigeri-Tunizi 0-1

Msakni 47’