Kupa e Afrikës do të zhvillohet, CAF: Protokoll special në Kamerun

Kupa e Afrikës nuk rrezikon që të mos zhvillohet. Këtë fakt e kanë siguruar CAF (Konfederata e Futbollit e Afrikës), FECAFOOT (Federata e Kamerunit) dhe COCAN (Komiteti organizues i kompeticionit) përmes një deklarate zyrtare:

“Pandemia globale e Covid 19 dhe variantet e saj kërkojnë përdorimin e masave të duhura për të ndaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje. Edhe në Kamerun, si në çdo vend janë marrë masa efikase dhe të besueshme.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Qeveria ka vendosur një protokoll shëndetësor që do të aplikohet gjatë Kupës së Afrikës. 24 skuadrat më të mira të kontinentit do të përballen në më pak se 25 ditë për të fituar trofeun e lakmuar. Pavarësisht sfidave të reja që ka nxjerrë kjo pandemi, Kupa e Afrikës duhet të luhet.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në 9 janar. Për të evituar që ky turne të kthehet në një rrezik për popullsinë e Kamerunit dhe shteteve të tjera, të gjithë pjesëmarrësit duhet të zbatojnë protokollin higjeno-sanitar të vendosur nga qeveria kamerunase”, thuhet mes të tjerash në njoftimin zyrtar të CAF. / Oversport.tv