Kupa e Afrikës: Kameruni dhe Gambia fitojnë dhe takohen në çerekfinale

Kupa e Afrikës ka zbuluar ditën e sotme një tjetër çift çerekfinalistësh pasi u luajtën ndeshjet Kamerun-Ishujt Komore dhe Guinea-Gambia. Në sfidën e parë ishte Kameruni që fitoi  me rezultatin 2-1.

Një sfidë e lehtë në letër për Kamerunin duke marrë parasysh edhe faktin se kundërshtari kishte shumë raste me Covid-19 në ekip dhe mbi të gjitha luajti me mbrojtësin e saj Chaker Alhadhur në rolin e portierit.

Fillimisht Toko Ekambi dhe më pas shënuesi më i mirë i këtij turneu deri tani, Aboubakar i dhanë fitoren ekipit të Conceicao. Sulmuesi i Lyon shënoi në pjesën e parë në minutën e 29, ndërkohë që Aboubakar dyfishoi gjithçka në pjesën e dytë, përpara se Ishujt Komore me 10 lojtarë të ngushtonin diferencën me anë të M’Changama në miuntën e 81.

Në ndeshjen tjetër, Gambia mposhti minimalisht Guinean me rezultatin 1-0. Ishte lojtari i Bolognas, Musa Barrow ai që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën  71.

Kështu Kameruni dhe Gambia do të përballen së bashku në çerekfinalet e këtij turneu për të parë se kush do të vazhdoj më tej ëndrrën për të ngritur trofeun në qiell. /oversport.tv 

KUPA E AFRIKËS (1/8 e finaleve)
Kamerun-Ishujt Komore 2-1
Shënues:
Toko Ekambi 29’ Aboubakar 70’ / M’Changama 81’

Guinea-Gambia 0-1
Shënues:
Barrow 71’