FIFA ka ftuar të gjitha federatat e futbollit në një takim online më 30 Shtator, për të diskutuar propozimin për të zhvilluar Kupën e Botës çdo dy vite.
Çështja kryesore për diskutim në këtë samit është propozimi i Arsene Wenger për zhvillimin e Kupës së Botës çdo dy vite. Në një deklaratë për shtyp FIFA për këtë çështje shtoi: “Ka një konsensus në botën e futbollit që kalendari i ndeshjeve ndërkombëtare duhet të ndryshohet”.
“Duke qenë se ky është një projekt i rëndësishëm për futbollin, ku interesat e futbollit vijnë në fillim, diskutimi nis me trajnerët dhe lojtarët nga e gjithë bota”, – lexohet në deklaratën e FIFA-s.
Ndryshimet e propozuara në kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare nënkupton që ndeshjet finale të kompeticioneve të kombëtareve të zhvillohen çdo vit, nëpërmjet zhvillimit të Kupës së Botës, Kampionatit Europian dhe Kupës e Amerikës.
President i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është kundër këtij propozimi, ndërsa Konfederata e Amerikës Latine ka cilësuar këtë plan si të pazbatueshëm.
Ndërsa CONCACAF dhe AFC kanë konfirmuar faktin që janë të hapur për idenë e Kupës së Botës çdo dy vite. Gjithashtu FIFA ka publikuar rezultatet e një sondazhi për këtë temë, ku shumica ishin pro idesë për një Kupë Bote më të shpeshtë. / oversport.tv