Kupa e Botës U20: Kush është Daniel Bameyi? Kapiteni i Nigerisë luan për një klub që nuk ekziston

Kush është Daniel Bameyi dhe me cilën skuadër luan? Shumë klube nisën të kërkojnë emrin e mbrojtësit të Nigerisë pas paraqitjes së tij shumë të mirë në ndeshjen kundër Italisë në Kupën e Botës U20 që po zhvillohet në Argjentinë dhe nga kjo pyetje ka plasur një skandal i vërtetë.

17-vjeçari mund të ketë gënjyer për moshën dhe klubin e tij, sepse mediat nigeriane nuk kanë dëgjuar asnjëherë për ekipin “Yum Yum FC”, që mbrojtësi deklaron se i përket. Nuk ka asnjë shenjë të këtij klubi në regjistrat e federatës nigeriane dhe nuk ka asnjë statistikë për klubin, historinë dhe organikën e tij në faqet e specializuara. Askush nuk e njeh klubin “Yum Yum FC”.

Çudit akoma më shumë shkëlqimi i shpejtë i Bameyi, që nga një i panjohur u bë kapiten i Nigerisë U20, debutoi në skuadrën Under 23, madje është grumbulluar edhe në kombëtaren e madhe ku luan edhe Osimhen. Ka dyshime edhe për moshën e tij, sepse nuk përjashtohet mundësia që mbrojtësi të ketë gënjyer. / Oversport.tv